E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Alarm te Interi! Calhanoglu humbet sfidat vendimtare të dhjetorit

Lajm i keq për Interin dhe trajnerin Cristian Chivu. Hakan Calhanoglu do të qëndrojë jashtë fushave për rreth një muaj, pas dëmtimit muskulor të pësuar në ndeshjen kundër Atalantës.

Ekzaminimet mjekësore të kryera këtë të martë, më 24 nëntor, në klinikën Humanitas në Rozzano, kanë evidentuar një tërheqje muskulore në fleksorët e kofshës së djathtë.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit zikaltër, mesfushori turk do të ketë një periudhë rikuperimi prej 3-4 javësh.

Calhanoglu u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 33-të të takimit ndaj Atalantës, duke lënë një boshllëk të rëndësishëm në mesfushën e Interit.

Reklamë

Mungesa e tij pritet të ndihet në disa sfida të rëndësishme të Serie A, Champions League dhe Kupës së Italisë.

Objektivi i Interit është rikuperimi i mesfushorit për finalen e Superkupës së Italisë ndaj Lazios, më 22 dhjetor.

Një mungesë e rëndësishme për Chivun në një moment intensiv të sezonit!

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.