Berisha: Më 28 Nëntor të bashkohemi në protestën më të fuqishme për të nderuar flamurin

25 Nëntor 2026 | 14:43

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje këtë të mërkurë për mobilizim mbarëkombëtar në protestën e 28 Nëntorit, duke e cilësuar Ditën e Flamurit jo vetëm si festë, por edhe si një ditë kushtrimi kundër qeverisë.

Duke folur në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha deklaroi se opozita nuk heq dorë kurrë nga protestat, ndërsa u drejtoi një ftesë të hapur të gjitha forcave të tjera politike, pavarësisht kundërshtive mes tyre, që të bashkohen përballë asaj që ai e quajti një “rrezik ekzistencial” për vendin.

 “Çfarë do të thotë që ne duhet të mobilizohemi, të angazhohemi dhe ne nga protesta s’heqim dorë kurrë.

Por ne ftojmë të gjitha forcat politike me të cilat mund të kemi kundërshti nga më të mëdhatë, por asnjë prej tyre nuk janë rrezik ekzistencial. Të bashkohemi kundër këtij rreziku ekzistencial dhe pastaj të votojnë shqiptarët të lirë për cilindo duan. Por këta janë një bandë që kanë humbur çdo lloj norme morale e ligjore.

28 Nëntori është ditë feste, por është ditë kushtrimi. Shqiptarët, demokratet nga të katër anët e Shqipërisë të bashkohen me protestën më të fuqishme qytetare rinore për të nderuar flamurin kundër këtyre faqezinjve me 100 flamuj, që vetëm flamur kombëtar nuk kanë, që kanë llogaritë bankare dhe xhepat e tyre për flamuj.  Ndaj dhe duhet këto ditë që na ndajnë nga kjo datë e shënuar e historisë të bëjmë gjithçka për nderimin më të madh të flamurit duke i dhënë përgjigjet e merituara armikut të egër të flamurit dhe të qenies kombëtare, Padrinos dhe organizatës së tij kriminale”, është shprehur Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Në shërbim të qytetarëve”, Bardhi: PD-ja propozon 28 amendamente për buxhetin dhe paketën fiskale

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, bëri të ditur këtë të mërkurë, pas mbledhjes së grupit, se opozita ka propozuar 28 amendamente...
14:27 | 25/11/2026

Përkeqësohet moti në Vlorë, ndalohet lundrimi për mjetet e vogla dhe peshkarexhat (VIDEO)

Kushtet e përkeqësuara hidrometeorologjike pritet të përfshijnë Gjirin e Vlorës gjatë datave 25 dhe 26 nëntor. Për këtë arsye, Kapiteneria e Portit të Vlorës ka...
14:15 | 25/11/2026

Arjola Byzyka merr drejtimin e Çerdheve dhe Kopshteve në Tiranë, Veliaj: Nga viti 2027 do të jenë falas

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar këtë të mërkurë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, emërimin e Arjola Byzyka-s në krye...
14:07 | 25/11/2026