Bujqësia po përballet me vështirësi të shumta për shkak të kostove të larta, mungesës së tregut dhe infrastrukturës së amortizuar. Genci Ahmetaj, fermer në Maliq, këtë vit ka mbjellë rreth 15 hektarë me misër, grurë, fasule dhe jonxhë, por thotë se fitimet janë gjithnjë e më të ulëta.
Sipas tij, çmimet e ulëta të prodhimeve dhe kostot e larta të plehrave kimike, pesticideve dhe naftës e bëjnë gjithnjë e më të vështirë aktivitetin bujqësor. Ai thekson se grurin e ka shitur me 300 lekë të vjetër për kilogram, ndërsa fitimin më të madh e përfitojnë tregtarët.
'Sa vjen e më keq po bëhet' thotë një fermer.
Fermeri tregon se këtë vit nuk ka përfituar subvencione, ndryshe nga dy vitet e mëparshme. Ai kërkon më shumë mbështetje nga shteti, veçanërisht për naftën me çmim të reduktuar dhe subvencione që të shkojnë te fermerët që punojnë realisht tokën.
© SYRI.net