Luiz Ejlli dhe Kiara Tito në pritje të fëmijës së dytë
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito mund të bëhen prindër për herë të dytë. Sipas raportimeve në mediat rozë, çifti i njohur i showbiz-it shqiptar është në pritje të një tjetër fëmije.
Luizi dhe Kiara u njohën gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania”, ku nisi edhe historia e tyre e dashurisë. Lidhja vazhdoi edhe pas përfundimit të spektaklit dhe në prill të vitit 2024, dyshja u bë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të vajzës së tyre, Luna Mari.
Për një shtatzëni të dytë të Kiarës është përfolur edhe më herët, por moderatorja i ka mohuar këto zëra. Në gusht, pas pyetjes së një ndjekësi në rrjetet sociale nëse ishte në pritje të ëmbël, ajo u përgjigj shkurt dhe qartë: “JO! Nuk jam”.
Tashmë, lajmi për një shtatzëni të mundshme ka rikthyer vëmendjen te çifti, por as Kiara dhe as Luizi nuk kanë bërë ende një reagim publik. Dyshja nuk ka konfirmuar nëse familja e tyre do të bëhet me katër anëtarë.
Nëse lajmi konfirmohet, Luna Mari do të marrë shumë shpejt një rol të ri në familje, atë të motrës së madhe.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



