Erjon Vishkulli ka dalë nga ambientet e Prokurorisë, ku është marrë në pyetje lidhur me plagosjen e tij në sy gjatë protestës.
Pas dëshmisë, ai ka dhënë një prononcim për mediat, ku është shprehur se kërkon drejtësi për atë që i ka ndodhur.
Vishkulli theksoi se mesazhi i tij është se Shqipëria u përket qytetarëve, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë e pjesëmarrjes në protestat e ardhshme. Ai sqaroi se kjo do të varet nga gjendja e tij shëndetësore, pasi vijon ende të kryejë kontrolle mjekësore.
“Unë kërkoj drejtësi. Mesazhi është se Shqipëria është e jona. Do të shikoj si do të jem me gjendjen shëndetësore, nëse do të marr pjesë në protestë apo jo. Unë po vijoj ende me kontrollet mjekësore edhe këtu në Shqipëri”, deklaroi Vishkulli.












