Rey Manaj mund të mos qëndrojë gjatë pa skuadër pas largimit nga Sivasspor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka tërhequr interesimin e dy klubeve të rëndësishme të futbollit turk, Kayserisporit dhe Bursasporit, të cilat synojnë ngjitjen në elitën e futbollit vendas.

Largimi i Manajt nga Sivasspor erdhi pas problemeve financiare të klubit dhe mosshlyerjes së detyrimeve ndaj futbollistit. Pasi priti për një kohë që situata të zgjidhej, sulmuesi shqiptar vendosi të ndërpresë bashkëpunimin me klubin turk, duke u bërë tashmë një alternativë e lirë në merkato.

Në këto rrethana, emri i tij ka përfunduar në listën e dëshirave të Kayserisporit dhe Bursasporit. Të dyja skuadrat kanë ambicie të rikthehen në elitën e futbollit turk dhe afrimi i një sulmuesi me eksperiencën e Manajt do të ishte një përforcim i rëndësishëm për objektivat e tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb