Biznesmeni Elman Abule është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme.
Abule është i pandehur në dosjen “Veliaj”, ku akuzohet për pastrim parash përmes kompanisë së tij “Rametal”.
GJKKO pritej që sot në ora 15:30 të shpallte vendimin për fraksionin e kësaj dosjeje. Mirëpo, Gjykata e Posaçme e ka shtyrë shpalljen e vendimit për ditën e nesërme.
Për Abulen, SPAK ka kërkuar 4 vite e 8 muaj burg, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar.
Abule, i akuzuar për pastrim parash, është i vetmi për të cilin SPAK kërkoi që dënimi të jetë “arrest në burg”.
Sipas akuzës, përmes kompanisë së tij “Rametal”, Abule ka ndihmuar në qarkullimin e parave drejt subjekteve të lidhura me Ajola Xoxën, duke përdorur fatura që hetuesit dyshojnë se janë fiktive.













