SHBA planifikon tarifa të reja ndaj Kinës, BE-së dhe 12 partnerëve të tjerë tregtarë

25 Nëntor 2026 | 15:51

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten të vendosin tarifa të reja doganore ndaj Kinës, Bashkimit Evropian dhe 12 partnerëve të tjerë tregtarë, duke nisur nga muaji janar. Lajmi është raportuar nga mediat amerikane CNN dhe Bloomberg.

Sipas raportimeve, tarifat e propozuara vijnë pas një hetimi disamujor të zhvilluar nga Zyra e Përfaqësuesit të Tregtisë së SHBA-së, lidhur me subvencionet e huaja dhe kreditë me kushte favorizuese.

Administrata amerikane argumenton se këto praktika krijojnë kapacitete të tepërta prodhimi dhe dëmtojnë konkurrencën e prodhuesve vendas.

Kina pritet të përballet me normën më të lartë të tarifave, prej 20%, ndërsa kjo përqindje mund të rritet deri në 40% në rast se negociatat dypalëshe tregtare nuk japin rezultat.

Ndërkohë, për importet nga Bashkimi Evropian parashikohet një tarifë prej 15%, në bazë të marrëveshjes ekzistuese tregtare me Uashingtonin, me mundësinë e rritjes në 20%, sipas Bloomberg.

Megjithatë, masa e propozuar nuk do të përfshijë disa kategori produktesh, si energjia, produktet farmaceutike, disa lloje çipash gjysmëpërçues dhe produkte ushqimore që nuk mund të kultivohen lehtësisht në territorin amerikan. Gjithashtu, tarifat e reja nuk pritet të aplikohen mbi detyrimet ekzistuese për çelikun, aluminin dhe automobilat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Majorja ukrainase: NATO të mësojë nga fronti në Ukrainë, metodat e vjetra s’funksionojnë më

Teknologjia e dronëve po rishkruan rregullat e luftës moderne, duke i bërë të vjetruara taktikat tradicionale të mbështetura te forca fizike dhe mjetet e rënda...
14:25 | 25/11/2026

Era e fortë tund urën e varur në Kili, alpinisti gjerman has vështirësi (VIDEO)

Erëra të forta kanë lëkundur një urë të varur në Parkun Kombëtar Torres del Paine të Kilit. Një alpinist tjetër kapi momentin kur një turist...
14:02 | 25/11/2026

Kthesë në gjyqin ndaj Netanyahut! Gjyqtarja deklaron se ka pak gjasa për dënim, sugjeron rrëzimin e akuzave

Gjyqtarja izraelite Rivka Friedman-Feldman njoftoi se shanset për dënimin e kryeministrit Benjamin Netanyahu janë të pakta, duke treguar se akuzat kundër tij duhet të hidhen...
13:17 | 25/11/2026