Federico Valverde ka kaluar emra të mëdhenj si Angel Di Maria, Gonzalo Higuain dhe Luka Modric në renditjen e golashënuesve të Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori uruguaian realizoi në fitoren e së martës ndaj PSV-së, duke e çuar në nëntë numrin e golave të shënuar në 84 paraqitje në këtë garë me fanellën e madrilenëve.


Me këtë gol, Valverde ka lënë pas tre ish-lojtarët e Real Madridit, të cilët kishin realizuar nga tetë gola në Ligën e Kampionëve.

Angel Di Maria e arriti këtë kuotë në 39 paraqitje, gjatë periudhës 2010-2014, ndërsa Gonzalo Higuain shënoi tetë gola në 48 ndeshje, nga viti 2006 deri më 2013.

Në këtë listë, Valverde ka kaluar edhe Luka Modricin, i cili kishte realizuar tetë gola në 134 paraqitje në Ligën e Kampionëve me klubin spanjoll.

Kështu, uruguaiani vazhdon të shkruajë histori me fanellën e Real Madridit, duke lënë pas disa prej emrave më të njohur që kanë luajtur për gjigantin spanjoll./Telegrafi/