Në orët e paradites së sotme policia në Stacionin Policor në Mitrovicë, pas pranimit të informatës dhe sigurimit të provave ka realizuar një bastisje në shtëpinë e një të dyshuari në Mitrovicë, ku është sekuestruar një armë zjarri dhe një karikator, ku gjatë sekuestrimit të armës i dyshuari në fjalë ju është kanosur zyrtarëve policor.

Sipas një njoftimi të Policisë thuhet se veprimi policor është ndërmarrë pasi i dyshuari në rrjetet sociale kishte ekspozuar një armë zjarri.


"Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ""Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës" dhe ,,Kanosje’ ", thuhet në njoftim. /Telegrafi/