Elisa si Ben Tigri, thotë se nuk i plas për SPAK-un. Fshehu miliona euro pasuri. Për kë po e bën gati Sadleva Bodo një qeli te burgu i Pogradecit dhe a do frymëzohet Mamica për elegji nga liqeni? Një alibi për kallëzimin penal përballë fakteve

Krim & Korrupsion

Publikuar: 25/11/2026

Elisa si Ben Tigri, thotë se nuk i plas për SPAK-un. Fshehu miliona euro pasuri. Për kë po e bën gati Sadleva Bodo një qeli te burgu i Pogradecit dhe a do frymëzohet Mamica për elegji nga liqeni? Një alibi për kallëzimin penal përballë fakteve

Ashtu si Ben Ahmetaj, i cili para se t’ia mbathte në rrugën e arratisë, bilbiloste dhe rrihte gjoksin se nuk kishte asgjë ku mund ta kapte SPAK-u, edhe deputetja ish kryedoganiere Elisa Spiropali ka pohuar sot se nuk i trembet SPAK-ut, ndonëse ka fshehur miliona euro pasuri si dhe ka futur duart në arkën e shtetit, me firmën e bashkëshortit dhe kompaninë e vëllait.

Duke sfiduar drejtësinë dhe publikun, Spiropali tha se nuk e kishte fare problem edhe sikur t’i bënin në SPAK 100 kallëzime penale. Madje Spiropali sfidoi Edi Ramën për t’i zënë vendin në krye të Partisë Socialiste.

“Jo një kallëzim të ketë në SPAK, por të gjithë ata, se dihet kush janë, anonimë ose jo, të vihen në rresht e të bëjnë 100 kallëzime, se s’e kam pikën e problemit. Kur e kam nisur këtë betejë, e kam ditur mirë se çfarë vjen. Një, pesë, dhjetë kallëzime, le të bëjnë çfarë të duan. Mos e përfshini SPAK-un në këtë diskutim. Sa të duan të bëjnë kallëzime, unë nuk kam asgjë për të fshehur. Këtë betejë e kam bërë se nuk jam e shantazhueshme. Nuk më bëjnë dot mua asnjë shantazh“, tha Spiropali.

Deputetja Spiropali pretendon se kallëzimi penal në SPAK për veprimtarinë e saj korruptive është një shantazh ndaj saj, duke nënkuptuar se nuk ka fakte penale. Nëse Spiropali mendon se fakti që bashkëshorti i saj i ka dhënë tendera vëllait të saj, se nuk ka bërë evazion fiskal, pastrim parash dhe fshehje pasurie, deputetja mund të bëjë kallëzim për shpifje dhe për kallëzim të rremë.

Por, Spiropali duket se po tenton të ndërtojë një alibi në rast se SPAK-u, gjatë hetimeve, mund të kërkojë ndonjë masë sigurie për të dhe bashkëshortin bazuar në prova dhe fakte, duke e konsideruar goditjen penale si politike dhe hakmarrje të Edi Ramës.

Gjithsesi, nëse kallëzimi është i bazuar apo jo, këtë do ta konfirmojë SPAK dhe gjykata. Nëse Spiropali nuk ka fshehur dy vila në Teg, reastorant në qendër të Tiranës dhe nuk e ka ngritur traun e doganës për mallrat kontrabandë, nuk ka pse shqetësohet. Nëse ka përdorur pushtetin që i dha Edi Rama për plaçkë, ndoshta do t’i duhet të përgatitet për t’u përballur me drejtësinë si shumë shokë partie.

Rastësi ose jo, konferenca e Spiropalit dhe nervozimi i saj vjen dy ditë pasi Drejtoresha e re e Burgjeve në Shqipëri Sadleva Bodo ka urdhëruar drejtorin e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Pojskë (Pogradec) për të përgatitur një qeli vip, e cila më parë ka qenë banuar nga Pajtime Fetah, e arrestuar me kërkesë të SPAK-ut. Bëhet fjalë për një qeli me pamje nga Liqeni i Pogradecit.

Edhe pse një masë e mundshme sigurie për Spiropalin duhet të marrë më parë konfirmimin e Kuvendit, për shkak të imunitetit si deputete, në burgun e Pojskës kanë nisur edhe përgatitjet për pritjen me ceremoni të një banoreje të re VIP, e cila do të ketë mundësi të frymëzohet nga liqeni për t’i kushtuar elegji Skënderbeut të saj.