SPAK dhe Prokuroria Speciale e Kosovës diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit
Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodjan Braho, ka pritur në takim kryeprokurorin në detyrë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Dren Paca.
Sipas njoftimit të SPAK-ut, në këtë takim është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me theks të veçantë në koordinimin e veprimeve, shkëmbimin e informacionit dhe intensifikimin e komunikimit ndërmjet strukturave përkatëse.
Gjatë bisedës është vënë në pah rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në luftimin e krimit të organizuar, i cili në shumë raste i tejkalon kufijtë shtetërorë.
SPAK-u ka theksuar se bashkërendimi i veprimeve dhe partneriteti ndërmjet institucioneve të drejtësisë mbeten thelbësore për të përballuar me efikasitet këtë fenomen.
Takimi është bërë i ditur përmes një njoftimi të SPAK-ut në rrjetet sociale.
“62 struktura ilegale të mbyllura dhe 1.3 mld euro ndihma”, Kurti publikon bilancin e qeverisjes
Gërvalla: Rreth 20 mijë raste të dhunës të raportuara në 7 vite në Kosovë, 33 gra të vrara
Mbi 40 lloje armatimi, Qeveria Kurti publikon raportin për fuqizimin e FSK-së
- 16:06 Eskalon situata në Kuvendin e Mitrovicës: Konflikt fizik mes drejtorit dhe asamblistëve të PDK-së
- 16:05 Projekte të reja për zhvillimin e aftësive, të financuara nga Regional Challenge Fund në Shqipëri
- 15:51 SHBA planifikon tarifa të reja ndaj Kinës, BE-së dhe 12 partnerëve të tjerë tregtarë
- 15:44 “62 struktura ilegale të mbyllura dhe 1.3 mld euro ndihma”, Kurti publikon bilancin e qeverisjes
- 15:30 Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Rama krah liderëve europianë
- 15:28 Erjon Vishkulli flet pas dëshmisë në Prokurori: I takon drejtësisë të zbardhë ngjarjen