Australia miraton ligjin e ri për sigurinë online, gjoba miliarda dollarëshe për gjigantët e teknologjisë
Parlamenti i Australisë ka miratuar të mërkurën një paketë të re ligjore për sigurinë në internet, e cila parashikon masa të rrepta ndaj kompanive të mëdha të teknologjisë, duke i ekspozuar ato ndaj gjobave që mund të arrijnë miliarda dollarë.
Legjislacioni, i njohur si Akti i Detyrës Dixhitale të Kujdesit, synon të detyrojë platformat teknologjike të marrin masa parandaluese për të reduktuar rreziqet dhe dëmet në internet përpara se ato të ndodhin.
Sipas qeverisë australiane, ligji vendos përgjegjësi më të mëdha mbi kompanitë teknologjike për garantimin e një mjedisi më të sigurt online, veçanërisht për mbrojtjen e fëmijëve dhe shoqërisë nga përmbajtjet dhe rreziqet e dëmshme.
Projektligji u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve me 97 vota pro dhe 43 kundër, ku qeveria e Partisë Laburiste, e drejtuar nga kryeministri Anthony Albanese, zotëron shumicën parlamentare.
Duke folur përpara parlamentit, Albanese e cilësoi legjislacionin si një instrument të rëndësishëm për mbrojtjen e qytetarëve, duke theksuar se përgjegjësia për sigurinë në internet duhet të kalojë më shumë te platformat teknologjike.
SHBA planifikon tarifa të reja ndaj Kinës, BE-së dhe 12 partnerëve të tjerë tregtarë
Majorja ukrainase: NATO të mësojë nga fronti në Ukrainë, metodat e vjetra s’funksionojnë më
Era e fortë tund urën e varur në Kili, alpinisti gjerman has vështirësi (VIDEO)
- 16:21 Vrasja e Arlinda Zekajt, nga një muaj paraburgim vjehrrës, kunatit dhe dy të tjerëve
- 16:14 Rrahmani, një nga heronjtë e Napolit në përballjen me Cityn
- 16:12 SPAK dhe Prokuroria Speciale e Kosovës diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit
- 16:06 Eskalon situata në Kuvendin e Mitrovicës: Konflikt fizik mes drejtorit dhe asamblistëve të PDK-së
- 16:05 Regional Challenge Fund financon 10 projekte të reja në Shqipëri për zhvillimin e aftësive profesionale
- 15:51 SHBA planifikon tarifa të reja ndaj Kinës, BE-së dhe 12 partnerëve të tjerë tregtarë