Katër të arrestuar në Londër, dyshohet se shpërndanin metamfetaminë kristalore

Policia Met ndërmori një operacion në Londër kundër një grupi të dyshuar për përfshirje në shpërndarjen e metamfetaminës kristalore, një drogë sintetike me rrezik të lartë, prania e së cilës po zgjerohet në Britaninë e Madhe.

Ndërhyrja u krye herët të martën në dy banesa në veri të kryeqytetit, që dyshohet se përdoreshin nga një grup kriminal i organizuar me bazë familjare dhe origjinë bullgare.

Të lidhura

None found

Në banesën e parë u arrestuan dy burra dhe një grua, të gjithë shtetas bullgarë. Ata dyshohen për posedim të lëndëve narkotike të kategorisë A me qëllim shpërndarjen.

Një burrë tjetër u prangos në banesën e dytë. Ai dyshohet për posedim të lëndëve narkotike të kategorisë A me qëllim shpërndarjen, si dhe për posedim të armëve të ftohta dhe municioneve luftarake.

Gjatë kontrolleve, oficerët gjetën lëndë të dyshuara narkotike, para cash, dhjetëra paketa cigaresh dhe dokumente. Në njërën prej banesave u sekuestruan edhe një armë elektroshoku e fshehur në formën e një elektrik dore, një shpatë dhe një enë me nitazen. Ky opioid sintetik mund të jetë qindra herë më i fuqishëm se morfina.

Deri në kohën kur u raportua ngjarja, asnjë prej katër të arrestuarve nuk ishte akuzuar zyrtarisht.

Metamfetamina kristalore, e njohur si “Crystal Meth”, vepron fuqishëm në sistemin nervor. Ajo ka shkaktuar mijëra viktima në vende të ndryshme, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet britanike kanë shprehur shqetësim se rënia e ndjeshme e çmimit të kësaj droge në tregun e paligjshëm mund të lehtësojë përhapjen e saj në më shumë komunitete.

“Pavarësisht nëse importoni, shpërndani apo prodhoni drogë, ne do t’ju gjejmë dhe do t’ju mbajmë përgjegjës”, tha inspektori Jake Bhanji.

Të dhënat e Zyrës për Statistikat Kombëtare në Britani tregojnë se veprat penale të lidhura me metamfetaminën kristalore në Angli dhe Uells janë dyfishuar nga periudha 2020-2021 deri në vitet 2025-2026.


Shtuar më 25.11.2026 16:32

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişsahabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbetgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobet girişqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetsahabetsahabetSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobetjojobet güncel