E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Shkarkesa elektrike dhe stuhi shiu, çfarë parashikon moti për ditën e enjte

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme.  Moti parashikohet të jetë me mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët.

Ndërsa në zonën e veriperëndimit reshjet e shiut me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave/stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike priten të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes.

Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët deri mesatar priten të jenë prezente në pjesën më të madhe të vendit, perëndim-dhe juigperëndim në orët e pasdites dhe kryesisht të mbrëmjes reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe rrebesheve afatshkurtra.

Reklamë

Temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë deri në 16 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 2 gradë celcius.

Në lartësinë mbi 1200 metër në veri-verilindje reshje bore me intensitet të ulët. Era me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut 8m/s, ndërsa përgjatë bregdetit deri 20m/s.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.