Transporti publik në protestë kundër paketës fiskale, pezullohet shërbimi në orët para seancës së nesërme plenare Bashkia e Tropojës ka ndërhyrë për riparimin e urës së Mërturit, mbi lumin e Currajt, e cila rreth një javë më parë pësoi dëmtime si pasojë e prurjeve të shumta të ujit nga reshjet e dendura të shiut.
Ndërhyrja bëri të mundur rikthimin e lidhjes mes fshatrave të zonës dhe pjesës tjetër të Njësisë Administrative Lekbibaj, si dhe me qytetin e Bajram Currit, duke rikthyer qarkullimin në këtë aks të rëndësishëm për banorët.
Punimet në terren u ndoqën nga afër edhe nga Bashkim Byberaj, administrator i firmës zbatuese “Vllaznimi”.
Ndërkohë, Bashkia e Tropojës ka vijuar ndërhyrjet edhe në njësitë e tjera administrative, me qëllim riparimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq.
Gjatë dhjetë ditëve të fundit, zona e Tropojës është përballur me stuhi të forta dhe reshje intensive shiu, të cilat kanë shkaktuar dëmtime në infrastrukturë dhe në disa akse rrugore.
Top Channel