BE kundërshton tarifat e reja të SHBA-së: Evropa është ndër rajonet më të ekspozuara ndaj mbiprodhimit

25/11/2026 17:05

Bashkimi Evropian “kundërshton fuqimisht” ligjshmërinë e tarifave të reja të shpallura nga Uashingtoni.

Shtetet e Bashkuara i justifikojnë këto masa duke akuzuar partnerët e tyre kryesorë tregtarë se mbështesin industrinë vendase përmes subvencioneve që Uashingtoni i konsideron të paligjshme.

“Ne e kundërshtojmë fuqimisht këtë ide”, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Olof Gill. “Përkundrazi, Evropa është ndër rajonet më të ekspozuara ndaj mbiprodhimit”, kryesisht atij që vjen nga Kina, shtoi ai.

Lidhur me këtë çështje, Brukseli shprehu gjithashtu keqardhjen për “mungesën e veprimit të përbashkët”.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan një marrëveshje për tarifat në korrik të vitit 2025, pas luftës tregtare të nisur nga presidenti amerikan Donald Trump në disa drejtime.

Megjithatë, ende nuk është e qartë se çfarë ndikimi do të ketë njoftimi i ri i Uashingtonit në të ardhmen e kësaj marrëveshjeje.

Top Channel