Stavro Pilo po përjeton një periudhë fantastike tek AEK-u i Athinës, duke kaluar nga një prej lojtarëve më të kritikuar në një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës greke.
Mbrojtësi i majtë shqiptar kishte hasur jo pak rezistencë nga tifozët, sidomos pas vendimit për të përfaqësuar Kombëtaren e Shqipërisë.
Megjithatë, brenda pak muajsh situata ka ndryshuar rrënjësisht dhe paraqitjet e tij kanë fituar vëmendjen e mediave greke.
Portali “Sportime.gr” i ka kushtuar një artikull të veçantë futbollistit, duke vlerësuar edhe vendimin e drejtuesve të AEK-ut për t'i rinovuar kontratën deri në vitin 2030.
Sipas medias greke, presidenti Marios Iliopoulos bëri një lëvizje shumë të zgjuar verën e kaluar, duke besuar te Pilo pavarësisht kritikave.
Shqiptari e shpërbleu këtë besim në mënyrën më të mirë, duke shënuar ndaj gjigantëve si Manchester City dhe Real Madrid, ndërsa zhvilloi një tjetër paraqitje të shkëlqyer kundër Comos.
Tashmë, Pilo konsiderohet një element shumë i rëndësishëm për ekipin e Athinës dhe paraqitjet e tij kanë filluar të tërheqin vëmendjen përtej Greqisë.
“Sportime.gr” thekson se mbrojtës të majtë me cilësi të tilla janë të vështirë për t'u gjetur në futbollin europian, veçanërisht lojtarë që mund të bëjnë diferencën edhe në Champions League.
Për këtë arsye, interesimi i klubeve të mëdha europiane mund të jetë vetëm çështje kohe, nëse shqiptari vazhdon me të njëjtin ritëm.
Me kontratën deri në vitin 2030, AEK-u ndodhet në një pozicion të favorshëm për të negociuar çdo ofertë të mundshme.
Nga lojtari i kontestuar te një prej aseteve më të çmuara të klubit, Stavro Pilo po fiton gjithnjë e më shumë respekt në futbollin grek.
© SYRI.net
Strakosha rikthehet si hero, UEFA e përzgjedh pritjen e shqiptarit mes më të mirave të mbrëmjes në Champions
PSG-ja përgatit goditjen e janarit, Nico Williams në radarët e kampionëve të Evropës
Duka pret delegacionin e Parlamentit të Moldavisë, vizitë në ‘Shtëpinë e Futbollit’ dhe stadiumin ‘Air Albania’Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: