Sulm me dronë në bazën ajrore ruse, ushtria ukrainase: Kemi dëmtuar 5 avionë

25 Nëntor 2026 | 17:33

Forcat ukrainase kanë sulmuar me dronë një bazë të rëndësishme ajrore ushtarake në Rusi, duke dëmtuar pesë avionë që përdoren për lëshimin e raketave dhe bombave kundër Ukrainës. Lajmi u bë i ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase.

Sipas njoftimit, objektiv i sulmit ishte baza ajrore Savasleyka, në rajonin e Nizhny Novgorodit, në lindje të Moskës. Sulmi u krye gjatë operacioneve të 24 dhe 25 nëntorit, si pjesë e goditjeve me rreze të gjatë veprimi që synojnë dobësimin e kapaciteteve ushtarake të Rusisë.

Shtabi i Përgjithshëm ukrainas bëri të ditur se nga sulmi u goditën tre avionë luftarakë MiG-31, të përdorur për lëshimin e raketave hipersonike, si dhe dy bombardues luftarakë Su-34. Sipas vlerësimeve paraprake, pesë avionët do të mbeten jashtë funksionit për një periudhë të caktuar.

Dëmet e shkaktuara dhe numri i saktë i mjeteve të prekura janë ende në proces verifikimi. Nga ana e saj, Rusia nuk kishte reaguar menjëherë ndaj pretendimeve të ushtrisë ukrainase.

Operacioni vjen pas një serie sulmesh të ndërmarra nga forcat ukrainase ditët e fundit kundër objektivave ruse. Në këto goditje janë përfshirë dy anije ruse në ujërat pranë Libisë dhe një tjetër mjet lundrues në Gjirin e Finlandës.

Javën e kaluar, Ukraina goditi gjithashtu pjesën rrugore të urës që lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë, një infrastrukturë me rëndësi strategjike për Moskën.

Kievi po përpiqet të dobësojë kapacitetet ushtarake ruse, ndërsa përballet me një valë të re sulmesh ndaj sistemit të saj energjetik dhe me intensifikimin e goditjeve ruse ndaj qyteteve pranë vijës së frontit.

Forcat ukrainase kanë vënë në shënjestër edhe lëshuesit rusë të raketave balistike, të cilët përdoren për një pjesë të sulmeve ndaj territorit ukrainas. Ministri i Mbrojtjes, Yevhenii Khmara, deklaroi këtë javë se Ukraina ka goditur 16 prej këtyre sistemeve gjatë muajve të fundit.

Ndërkohë, sipas burimeve të industrisë të cituara nga Reuters, sulmet e fundit ukrainase me dronë kanë ulur me 45% vëllimin e përpunimit të naftës në rafineritë ruse që nga fundi i tetorit.

Kievi ka deklaruar se do të ndalojë sulmet ndaj objekteve energjetike ruse vetëm nëse Moska ndërmerr të njëjtin hap.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Polonia planifikon zonë ndalim-fluturimi përgjatë kufirit lindor për të forcuar sigurinë e NATO-s

Polonia po planifikon të krijojë një zonë ndalim-fluturimi përgjatë kufirit të saj lindor, në kuadër të masave për forcimin e sigurisë dhe mbrojtjen e krahut...
17:19 | 25/11/2026

Max Verstappen: Kalova 40 orë duke luajtur GTA 6 gjatë fundjavës së Çmimit të Madh të Las Vegasit

Kampioni katër herë i botës në Formula 1, Max Verstappen, ka zbuluar se ka kaluar rreth 40 orë duke luajtur videolojën e shumëpritur Grand Theft...
17:11 | 25/11/2026

Astronauti bëhet baba për herë të tretë, përjeton lindjen e vajzës nga hapësira

Një ngjarje e veçantë ka shënuar jetën e një familjeje kanadeze, pasi bashkëshortja e astronautit Joshua Kutryk ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të...
17:07 | 25/11/2026