Tensione në Kuvendin e Mitrovicës, PDK-ja paralajmëron kallëzim në polici pas përplasjes fizike

Një debat në Kuvendin Komunal të Mitrovicës përfundoi me përplasje fizike mes asamblistit të PDK-së, Artan Berisha, dhe Mon Nezirit, shoferit të kryetarit të komunës, Faton Peci.

Shkëlqim Ibrahimi, kreu i grupit të asamblistëve të PDK-së, tha se situata u tensionua pasi drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Gazmend Hyseni, sipas tij, ofendoi përfaqësuesit e partisë.

Të lidhura

None found

Ibrahimi: PDK-ja braktisi seancën pas gjuhës fyese dhe përplasjes në Kuvend

“Grupi ynë parlamentar i Partisë Demokratike në Kuvendin Komunal të Mitrovicës vendosi sot të largohej nga seanca, si shenjë kundërshtimi ndaj gjuhës joparlamentare dhe jozyrtare. Për këtë çështje kishim paralajmëruar edhe në seancën e kaluar. Kjo ishte arsyeja e largimit, pasi vazhdimisht, qoftë nga kryetari, qoftë nga disa drejtorë, jo të gjithë, përdoren shprehje fyese dhe jozyrtare. Sot situata arriti kulmin me një debat të ashpër verbal. Besoj se edhe ju, përfaqësuesit e mediave, ishit të pranishëm dhe e patë se gjatë diskutimit morëm ofendime të rënda nga drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Gazmend Hyseni. Më pas, teksa po largohej, asamblisti Artan Berisha u sulmua dhe u pengua nga Mon Neziri, shoferi i Faton Pecit. Pas kësaj ndodhi përplasja, të cilën e keni parë dhe e keni të regjistruar. Dua t’ju kujtoj se gjatë katër viteve të qeverisjes së Hamzës nuk ka pasur asnjëherë zyrtarë sigurimi të pranishëm, sepse nuk ka pasur arsye që dikush të ndihej i pasigurt. Të gjithë janë trajtuar si pjesë e asamblesë, pasi edhe kuvendi është pjesë e saj”, u shpreh Ibrahimi.

Ibrahimi bëri të ditur se PDK-ja do t’ia paraqesë rastin policisë.

Ibrahimi: Sulmin ndaj Artan Berishës do ta denoncojmë në polici

“Sot u larguam nga seanca në shenjë proteste dhe nuk do të vazhdojmë derisa të krijohen kushte normale për zhvillimin e saj. Gjithashtu, do t’i drejtohemi policisë për të denoncuar sulmin ndaj një asamblisti, i cili është zgjedhur me votë dhe Kuvendi është vendi i tij i punës. Ai u sulmua nga shoferi i kryetarit Faton Peci. Reagimi ynë erdhi pasi drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit na quajti hajna dhe të pafytyrë, duke pretenduar se kishte paraqitur dokumente që dëshmojnë për të kaluarën. Ne kemi kërkuar që çdo pretendim i mbështetur në fakte të dërgohet në prokurori. Edhe ne jemi njerëz dhe reagojmë kur përpiqemi të punojmë e të kontribuojmë për komunitetin, por pa asnjë provë na quajnë hajna dhe të pafytyrë”, deklaroi ai.

Asamblisti Artan Berisha tha se u sulmua teksa po dilte nga salla.

Berisha: Sigurimi i Faton Pecit më sulmoi kur po largohesha nga salla

“Gjatë debatit të sotëm, drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit na ofendoi dhe na quajti të pafytyrë. Reagova siç do të reagonte çdo njeri dhe dola nga salla. Në momentin që po largohesha, ndërhyri sigurimi i Faton Pecit dhe më sulmoi. Pamjet i keni, e keni parë se çfarë ndodhi më pas. Mendoj se kjo lloj gjuhe nuk i shërben asnjërës palë”, tha Berisha.

KosovaPress kontaktoi edhe drejtorin e DKRS-së, Gazmend Asllani, për të marrë një reagim lidhur me ngjarjen, por deri në publikimin e lajmit nuk kishte marrë përgjigje.


Shtuar më 25.11.2026 17:34

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetmarsbahisgrandpashabet girişTürk İfşajojobet girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetSahabetjojobet girişqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobetjojobet güncel