Pasioni për motorat, historia e veçantë e çiftit: 20 vite bashkë, dëshirën tonë do e përçojmë edhe tek fëmijët
Nidora dhe Erjus Tufa kanë 20 vite të martuar dhe 2 fëmijë së bashku. Ata janë njohur që në adoleshencë dhe bashkë i bëri pasioni i përbashkët për motorin.
Në një intervistë për emisionin “Takohemi n’Vizion”, çifti Tufa rrëfyen jetën e tyre dhe dashurinë për motorin që e kanë trashëguar tek të gjithë pjestarët e fisit dhe do e trashëgojnë edhe tek fëmijët e tyre.
Për Erjusin, motori nuk është thjesht një mjet, por është liri dhe terapi.
“Sfidat dhe vështirësit e bëjnë që të jemi në pikën ku jemi sot, 20 vite bashkë. Jo çdo ditë është “vaj”, por sfidat na kanë forcuar.
Unë e kam njohur që në fillim me këtë pasion dhe sot e mbështes.
Ne këmi bërë një aksidnet kur vajza ishte 1 vjeç. Mendova të hiqja dorë sepse e mora si një mesazh dhe ti fokusohesha rritjes së vajzës. Bëra tentativa ta ndaloja. I thash nëse sjell motor në shtëpi unë marr vajzën dhe iki. Por nuk zgjati gjatë, sepse unë nuk e shihja dot Erjusin pa motor”, tha Nidora Tufa, menaxhere marketingu.
Ndrësa Erjus Tufa Pilot kampion i motorsportit u shpreh:
“Jemi njohur adoleshentë.
Motorrat janë pasioni jonë i përbashkët. Nidora më ka ndihmuar dhe mbështetur në çdo aktivitet që unë marr pjesë.
Unë kam gjithë fisin që i japin motorit dhe brezi i ri do na zëvendësojë ne. Motori është shumë i bukur. Ne kemi edhe një shkollë që i trajnojmë të rinjtë. Motorin duhet ta provosh që të ndjesh lirinë. Kur vendos skafandrën, ikin hallet, je i lirë. Motori është terapi më vete.
Ne kemi 8 motora. Janë më të mirë se makinat, harxhojnë më pak, kanë më pak shërbime dhe nuk ngel në trafik”.




