Energjia elektrike, rritet prodhimi dhe konsumi në tremujorin e tretë

25 Nëntor 2026 | 17:48

Prodhimi vendas i energjisë elektrike është rritur ndjeshëm gjatë tremujorit të tretë të këtij viti. Të dhënat e INSTAT tregojnë se energjia në dispozicion u rrit me 13,2% krahasuar me periudhën korrik-shtator 2025.

Gjatë kësaj kohe, dhe konsumi u rrit si nga familjet, ashtu edhe nga bizneset.  Rritja e prodhimit vendas me gati 78% lidhet kryesisht me performancën e hidrocentraleve, por edhe me burimet e tjera të rinovueshme.

Hidrocentralet publike prodhuan mbi 1.100 GWh energji, gati dyfishin e një viti më parë. Ndërsa hidrocentralet private dhe koncesionare prodhuan 305 GWh, me rritje 72%. Prodhimi nga burimet e tjera, kryesisht fotovoltaike, arriti në 500 GWh, me rritje vjetore rreth 60%.

Nga ana tjetër, përdorimi i energjisë nga konsumatorët u rrit me 14%, duke arritur në 1.940 GWh. Rritja më e fortë është te familjet, me 18%, ndërsa konsumatorët jo familjarë shënuan rritje 10%.

Të dhënat tregojnë një përmirësim të prodhimit vendas, por edhe rritje të kërkesës për energji elektrike në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shoqatat kundërshtojnë rritjen e TVSH-së: Transporti publik nis me vonesë të enjten

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban kanë dalë me një njoftim të përbashkët në prag të seancës plenare të...
17:16 | 25/11/2026

Regional Challenge Fund financon 10 projekte të reja në Shqipëri për zhvillimin e aftësive profesionale

Dhjetë projekte nga Shqipëria kanë përfituar grante me vlerë rreth 4,3 milionë euro për zhvillimin e arsimit dhe formimit profesional. Letrat e angazhimit për investim...
16:05 | 25/11/2026

Guvernatori Sejko takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Eurostat-it, Mariana Kotzeva

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka zhvilluar një takim me Drejtoreshën e Përgjithshme të Eurostat-it, Mariana Kotzeva, në kuadër të vizitës së saj...
13:27 | 25/11/2026