Ceremoni dhe homazhe në Elbasan në nderim të patriotëve që shpallën pavarësinë më 1912

25 Nëntor 2026 | 18:03

Elbasani përkujton sot 114-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së qytetit, një ngjarje e rëndësishme që i parapriu shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Më 25 nëntor 1912, patriotët elbasanas, të udhëhequr nga Aqif Pashë Elbasani, shpallën pavarësinë e qytetit, duke i dhënë fund administrimit osman. Tri ditë më vonë, më 28 nëntor, Shqipëria shpalli Pavarësinë në Vlorë.

Përvjetori është shënuar me një ceremoni festive, ku morën pjesë qindra qytetarë, përfaqësues të institucioneve vendore, kryetari i Bashkisë dhe prefekti, në nderim të kësaj date historike.

Momenti qendror i ceremonisë ishin homazhet pranë bustit të Aqif Pashë Elbasanit, ku u vendosën kurora me lule në nderim të figurës që udhëhoqi patriotët në shpalljen e pavarësisë së qytetit.

114 vite pas këtij akti historik, Elbasani vijon të nderojë kontributin e patriotëve që hapën rrugën drejt shkëputjes nga Perandoria Osmane dhe krijimit të shtetit të pavarur shqiptar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia e Tiranës i drejtohet Gjykatës Administrative për ekzekutimin e gjobave ndaj protestuesve

Policia e Tiranës ka kërkuar ndërhyrjen e Gjykatës Administrative për lëshimin e urdhrave ekzekutivë lidhur me gjobat administrative të vendosura ndaj protestuesve. Sipas informacioneve paraprake,...
17:26 | 25/11/2026

Tensionohet situata në Kuvendin e Mitrovicës: Konflikt fizik mes drejtorit dhe asamblistëve të PDK-së

Debati për mosfinancimin e klubeve sportive në Komunën e Mitrovicës së Jugut ka eskaluar në përplasje fizike mes drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe...
16:06 | 25/11/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Rama krah liderëve europianë

Kryeministri Edi Rama merr pjesë këtë të mërkurë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që zhvillohet në Bruksel, nën drejtimin e Presidentit të Këshillit Europian, Antonio Costa....
15:30 | 25/11/2026