Nesër, Komisionerja për Zgjerimin e Komisionit Europian, Marta Kos, do të takohet në Kuvendin e Shqipërisë me përfaqësues të institucioneve dhe deputetë. Në qendër të diskutimit do të jetë procesi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Takimi organizohet nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE) dhe do të drejtohet me pjesëmarrjen e bashkëkryetarëve të tij, Taulant Balla dhe Jorida Tabaku.
Të lidhura
None found
Njoftimi i Kuvendit bën të ditur se, pas përshëndetjeve, fjalën do ta marrin përfaqësues të grupeve të interesit dhe komisioneve parlamentare. Ata do të paraqesin vlerësimet e tyre për përparimin e negociatave dhe sfidat e këtij procesi.
Më pas, diskutimit do t’i bashkohen përfaqësues të grupeve parlamentare dhe deputetë, të cilët do të shprehin pikëpamjet e tyre për negociatat me Bashkimin Europian. Takimin do ta përmbyllë Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos.








