Në prag të përballjes në Champions League mes Sporting Lisbon dhe Manchester United, Bruno Fernandes, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi emocional te klubi portugez.
Gjatë gjithë kësaj kohe është përfolur vazhdimisht për një largim të mundshëm të Bruno Fernandes nga “Djajtë e Kuq” në merkaton e janarit ose në fund të sezonit, kur i mbaron edhe kontrata aktuale. Janë përfolur shumë klube për të ardhmen e tij si Milan, Juventus etj. Portugezi nuk e ka përjashtuar rikthimin te Sporting Lisbon, por nuk i pëlqen të bëjë premtime.
“Nuk do ta mbyll kurrë derën për Sportingun. Do të mbetet gjithmonë një klub që zë një vend të veçantë në zemrën time. Sportingu ishte klubi i parë që besoi te potenciali im. Këtu kam ndjerë gjithmonë dashurinë dhe mirësinë e tifozëve, pavarësisht çfarë mund të ketë ndodhur dhe kjo ishte thelbësore për rritjen time si lojtar”, tha fillimisht Fernandes.
I pyetur nëse do t’i bashkohej sërish klubit portugez, ai shtoi: “Nuk mund ta premtoj këtë. Nuk më pëlqen të jap premtime të tilla. Koha që kam kaluar këtu më bën të mendoj se do të doja të kthehesha. Ka shumë gjëra përtej futbollit. Nëse krijohet një mundësi e tillë një ditë, pse jo? Kam qenë i lumtur këtu dhe do të doja të isha sërish.”







