Forumi BE-Ballkani Perëndimor, Shqipëria fton investitorët e huaj
Tirana po mban Forumin e Investimeve Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor, një aktivitet dyditor që ka mbledhur mbi 600 investitorë, nga Europa e rajoni. Në ditën e parë janë prezantuar disa start-upe nga Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
“Të marra veçmas, ekonomitë tona janë relativisht të vogla. Por, si një rajon i ndërlidhur, Ballkani Perëndimor përfaqëson një mundësi krejt tjetër për investitorët”.
Ministrja foli edhe për strukturën e ekonomisë tonë dhe klimën e biznesit, ndërsa ftoi sipërmarrësit e huaj të investojnë në Shqipëri.
“Ne duam që investimet e huaja të lënë një gjurmë afatgjatë në ekonomi, përmes transferimit të teknologjisë, zhvillimit të furnitorëve vendas, rritjes së produktivitetit dhe krijimit të vendeve të punës që kërkojnë aftësi të specializuara”
Forumi synon të krijojë ura të reja bashkëpunimi mes investitorëve, institucioneve financiare dhe bizneseve të rajonit, duke nxitur projekte të përbashkëta dhe mundësi të reja financimi në procesin e afrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian.
Energjia elektrike, rritet prodhimi dhe konsumi në tremujorin e tretë
Shoqatat kundërshtojnë rritjen e TVSH-së: Transporti publik nis me vonesë të enjten
Regional Challenge Fund financon 10 projekte të reja në Shqipëri për zhvillimin e aftësive profesionale
- 18:06 Vetmia dhe mungesa e kujdesit, sfidë për të moshuarit që jetojnë vetëm në Pogradec
- 18:03 Ceremoni dhe homazhe në Elbasan në nderim të patriotëve që shpallën pavarësinë më 1912
- 17:54 Rama thirrje BE-së nga Brukseli: Të bëjë një hap të guximshëm duke sjellë vendet kandidate në tryezë
- 17:48 Energjia elektrike, rritet prodhimi dhe konsumi në tremujorin e tretë
- 17:34 Kurti në Bruksel: Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE, procesi është vonuar prej kohësh
- 17:33 Sulm me dronë në bazën ajrore ruse, ushtria ukrainase: Kemi dëmtuar 5 avionë