Para nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pritën një nga një liderët e rajonit. Me buzëqeshje, Von der Leyen e priti kryeministrin Edi Rama me një puthje dhe përqafim. Më pas, të tre liderët pozuan para kamerave, duke bashkuar duart njëri mbi tjetrin.
Kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi rëndësinë e këtij samiti, duke e cilësuar atë si një mundësi për dialog konstruktiv, shkëmbim pikëpamjesh dhe diskutim mbi të ardhmen europiane të rajonit.
“Sigurisht, ky samit vjetor është ngjarja kryesore e vitit për të gjitha vendet kandidate. Ka rëndësinë e vet edhe për vendet anëtare. Është një moment për një bisedë të hapur dhe shumë konstruktive, për të shkëmbyer përshtypjet e vitit dhe idetë për të ardhmen”, u shpreh Rama.
Samiti në Bruksel, Rama: BE duhet të ketë guximin, të sjellë të gjitha vendet kandidate në tryezë