Me homazhe dhe ceremoni festive, Elbasani përkujton 114-vjetorin e pavarësisë
Elbasani ka shënuar 114-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së qytetit, më 25 nëntor 1912, nën drejtimin e Aqif Pashë Elbasanit. Me ceremoni festive dhe homazhe, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve vendore kanë përkujtuar këtë moment të rëndësishëm të historisë së qytetit.
Në ceremoni morën pjesë qindra qytetarë, kryetari i Bashkisë, prefekti dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore, të cilët nderuan patriotët që kontribuuan në këtë ngjarje historike.
Momenti qendror i aktivitetit ishin homazhet pranë bustit të Aqif Pashë Elbasanit, ku u vendosën kurora me lule në nderim të figurës që udhëhoqi patriotët elbasanas në shpalljen e pavarësisë së qytetit.
Më 25 nëntor 1912, patriotët e Elbasanit shpallën shkëputjen nga administrimi osman, tri ditë përpara shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, më 28 nëntor.
Përvjetori përkujtohet çdo vit si një datë me rëndësi në historinë e qytetit dhe në rrugëtimin drejt krijimit të shtetit të pavarur shqiptar.
Sulm me dronë në bazën ajrore ruse, ushtria ukrainase: Kemi dëmtuar 5 avionë
Shoqatat kundërshtojnë rritjen e TVSH-së: Transporti publik nis me vonesë të enjten
Astronauti bëhet baba për herë të tretë, përjeton lindjen e vajzës nga hapësira
- 18:20 “Lufta jonë ndaj korrupsionit, e paprecedentë në rajon”, Rama nga Brukseli: Nuk ka më askënd mbi ligjin në Shqipëri
- 18:14 Papa Leo XIV i bën thirrje botës të thyejë ‘zinxhirët ideologjikë dhe ekonomikë’ që nxisin luftën
- 18:10 Raporti i UN Women, gratë kryejnë çdo ditë 5 orë punë të papaguar në shtëpi, burrat vetëm 50 min
- 18:09 Forumi BE-Ballkani Perëndimor, Shqipëria fton investitorët e huaj
- 18:06 Vetmia dhe mungesa e kujdesit, sfidë për të moshuarit që jetojnë vetëm në Pogradec
- 18:03 Ceremoni dhe homazhe në Elbasan në nderim të patriotëve që shpallën pavarësinë më 1912