Trabzonspor merr vendimin për Muçin, mungon ndaj CSKA-së

Conference League | 11 minuta më parë

Trabzonspor, në udhëtimin e tij në Conference League, do të vizitojë skuadrën bullgare të CSKA Sofje në javën e 4-t të fazës së ligës. Pasi kanë përfunduar përgatitjet me seancën e fundit stërvitore në ambientet e Mehmet Ali Yılmaz, skuadra fluturoi për në Sofje nga Aeroporti i Trabzonit. Përpara ndeshjes së madhe, trajneri Thomas Reis mori vendimin e tij në lidhje me lojtarin kuqezi, Ernest Muçi.

Ai la jashtë katër lojtarë të dëmtuar që po merrnin trajtim, si dhe lojtarët kyç Stefan Savic dhe Ernest Muçi. Mungesa e Savic dhe Muçi në skuadër erdhi si surprizë për tifozët e Trabzonsporit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme