Ndonëse mund të jetë i rezervuar sa i përket së ardhmes së tij, Cesc Fabregas zbuloi pas fitores së Como 1-0 ndaj AEK në Champions League, se i ndjek të gjitha ndeshjet e Barcelonës, madje edhe kur është i zënë duke u përgatitur për ndeshjet e veta.
“Nuk humbas asnjë ndeshje të Barcelonës. Një ditë tjetër, ndërsa po përgatitnim planin e lojës për ndeshjen kundër AEK-ut të Athinës, ndeshja e Barcelonës po shfaqej në telefonin tim. Ndihmësi im u detyrua të më kërkonte të përqendrohesha, pasi ndeshja për të cilën po përgatiteshim ishte e rëndësishme”, tha fillimisht Fabregas.
Ai nuk e fshehu dashurinë e tij për Barcelonën. Megjithatë, shmangu diskutimet rreth marrjes së drejtimit të ekipit katalanas në të ardhmen, duke theksuar se preferon të përqendrohet te e tashmja.
“Unë jam dikush që jeton ditë pas dite. Të mendosh për të ardhmen, zakonisht nuk të çon askund. Unë i përkas Barcelonës. Jam rritur në këtë klub dhe i njoh të gjithë aty, por nuk më ka pëlqyer kurrë të mendoj shumë larg në të ardhmen, sepse sa herë e kam bërë këtë, gjërat nuk kanë shkuar mirë”, shtoi Fabregas.







