Revolucionari që sfidoi Shtetet e Bashkuara, mbijetoi ndaj qindra komploteve për eliminimin e tij dhe u kthye në një figurë të adhuruar nga mijëra gra, kishte edhe një anë të panjohur për publikun. Fidel Castro lindi më 13 gusht 1926, në një familje të pasur. Edhe pse u rrit mes komoditeteve, studimet për Drejtësi në Universitetin e Havanës e afruan me lëvizjet kundër diktaturës së Fulgencio Batistës. Në vitin 1953, në moshën 27-vjeçare, ai udhëhoqi sulmin ndaj kazermave ushtarake në Santiago de Kuba. U arrestua dhe u dënua me 15 vjet burg, por pas dy vitesh përfitoi amnisti. Në vitin 1961, pushtimi i Gjirit të Derrave, i mbështetur nga CIA, dështoi dhe e forcoi më tej pozicionin e Kastros.