Numri një i stolit të Juventusit, Luciano Spalletti, ka shpjeguar arsyen pse vendosi ta aktivizonte Edon Zhegrovën nga minuta e parë në përballjen ndaj Venezias.
Tekniku italian bëri të ditur se kalendari i ngjeshur, me tri ndeshje brenda një periudhe të shkurtër, e detyroi të mendonte për rotacionin në skuadër, në mënyrë që futbollistët të mos mbingarkoheshin fizikisht.
“Pikërisht për shkak të tri ndeshjeve lindi edhe mundësia që Zhegrova të kishte rastin të luante nga minuta e parë. Qëllimi është të bëhet një rotacion i duhur, në mënyrë që skuadra të arrijë t’i përmbyllë tri ndeshjet pa i ngarkuar tepër futbollistët”, ka deklaruar Spalletti.
