Cesc Fabregas deklaroi pas fitores 1-0 të Comos ndaj AEK-ut të Athinës në Champions League se i ndjek të gjitha ndeshjet e Barcelonës, edhe pse është i zënë me përgatitjen e skuadrës së tij. Ai iu përgjigj kështu zërave se mund të zëvendësojë Flick në drejtimin e katalanasve, duke theksuar lidhjen e tij me Barcelonën, por pa dhënë asnjë sinjal për të ardhmen e stolit të klubit spanjoll, shkruan Telesport.al.
Trajneri i Comos nuk e fshehu dashurinë për Barcelonën, ku është rritur dhe ku thotë se njeh të gjithë, por preferoi të qëndrojë larg spekulimeve për një kalim të mundshëm te klubi katalanas. Sipas tij, mendimi për të ardhmen nuk të çon zakonisht askund, ndaj përqendrimi mbetet te e tashmja dhe te puna me Comon, që sapo mori një fitore të rëndësishme në Champions League ndaj AEK-ut të Athinës.
Fabregas rrëfeu se ndjek ndeshjet e Barcelonës edhe gjatë përgatitjes së ndeshjeve të veta, madje një ditë tjetër, ndërsa po përgatitnin planin e lojës për ndeshjen kundër AEK-ut, ndeshja e Barcelonës po shfaqej në telefonin e tij. Ndihmësi i tij u detyrua t’i kërkonte të përqendrohej, pasi ndeshja për të cilën po përgatiteshin ishte e rëndësishme, tha ai.
“Unë jam dikush që jeton ditë pas dite. Të mendosh për të ardhmen, zakonisht nuk të çon askund. Unë i përkas Barcelonës.
Jam rritur në këtë klub dhe i njoh të gjithë aty, por nuk më ka pëlqyer kurrë të mendoj shumë larg në të ardhmen, sepse sa herë e kam bëtë këtë, gjërat nuk kanë shkuar mirë”, shtoi Fabregas. Deklarata e tij vjen pas fitores së Comos ndaj AEK-ut, një rezultat që e mban skuadrën e tij të përqendruar te objektivat e sezonit, ndërsa zërat për stolin e Barcelonës mbeten thjesht spekulime, pa asnjë konfirmim nga trajneri ose nga klubi katalanas.
