Sipas njoftimit, në takim u diskutua për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe mbështetjen e nismave që synojnë fuqizimin e grave, rritjen e përfaqësimit dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën publike dhe në proceset vendimmarrëse.

Shiroka Pula vlerësoi angazhimin e Grupit të Grave Deputete dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur nismat që promovojnë rolin dhe kontributin e grave në shoqëri.

Ajo rikonfirmoi përkushtimin për avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët në këtë drejtim.