Mbi 100 gjoba ndaj protestuesve, Policia i drejtohet Gjykatës Administrative: Të ekzekutohen masat e marra

Policia e Tiranës ka nisur procedurat ligjore për ekzekutimin e mbi 100 gjobave të vendosura ndaj personave që morën pjesë në protestën e dhunshme të studentëve, e cila u zhvillua në kryeqytet.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se të gjithë protestuesit e gjobitur, kanë paraqitur ankimet pranë Policisë dhe Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave ka vendosur të lërë në fuqi masat administrative.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, autoritetet i janë drejtuar Gjykatës Administrative për të marrë urdhrin e ekzekutimit të gjobave të papaguara, ku pas përfundimit të kësaj procedure, dosjet pritet t’i kalojnë Përmbarimit, i cili do të ndjekë procesin e mbledhjes së detyrimeve financiare nga personat e gjobitur.

Masat administrative bazohen në Aktin Normativ të miratuar më 28 tetor, ku parashikohen nëntë kategori shkeljesh, me gjoba që variojnë nga 5 mijë deri në 500 mijë lekë. Sanksionet përfshijnë bllokimin e rrugëve, fshehjen e identitetit gjatë protestave, maskimin dhe mosbindjen ndaj urdhrave të Policisë.

Ndër të tjera, ky akt parashikon gjithashtu mundësinë e ndalimit të tubimeve për një periudhë deri në 72 orë, në rastet kur Policia vlerëson se ekzistojnë dyshime për akte dhune në një perimetër të caktuar, ndërsa qeveria ka ngritur edhe një regjistër të posaçëm për identifikimin e personave të përfshirë në akte të dhunshme gjatë manifestimeve publike.


Shtuar më 25.11.2026 19:24

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetmarsbahisgrandpashabet girişTürk İfşavayycasino girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerivaycasinoSahabetjojobet girişqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobetjojobet güncel