Berisha: Kjo rënie e euros është një taksë e tmerrshme, eksportet kanë rënë me 28%

25 Nëntor 2026 | 19:28

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar rënien e euros në raport me lekun, duke e cilësuar atë si një goditje të rëndë për ekonominë shqiptare.

Sipas Berishës, Shqipëria ka shënuar një nga zhvlerësimet më të mëdha të monedhës në raport me euron dhe dollarin,

“Narko euro sot kanë efekte më shkatërrimtare sesa piramidat e viteve ’90, efekte dramatike. Së pari problemi më madhor numër një është origjina e këtij zhvlerësimi me distancë më i madh në planet sipas analizës së Eurostatit, i cili krahasoi 40 monedhat e rëndësishme të botës, raportin e tyre me euron dhe dollarin dhe gjeti se Shqipëria, leku shqiptar sot ka zhvlerësuar raportin me euron, ka një zhvlerësim të euros dhe dollarit 33 dhe 35%.

Në Kolumbi është 8%, në Meksikë është 12%, në vendet e tjera luhatet midis këtyre shifrave. Sipas këtij studimi në Shqipëri arrin në 33 apo 35%. Por ky zhvlerësim është goditja më e rëndë, më e rëndë që i jepet prodhimit në Shqipëri dhe eksporteve shqiptare. Është goditje shkatërrimtare.

Dhe duke u marrë përsëri me shifrat dhe të dhënat e Eurostatit, prodhimi industrial në Shqipëri gjatë 5 viteve të fundit ka rënë me 15.3%, rënien më të madhe pas Ukrainës, zona më industriale e së cilës Donbasi është e pushtuar nga agresori rus.

E dyta për rënien më të madhe të prodhimit në Evropë renditet Shqipëria. Eksportet shqiptare nga viti 2022 në vitin 2025 kanë pësuar një rënie prej 28%”, tha kreu i PD.

Berisha paralajmëroi se kjo situatë po rëndon mbi eksportuesit dhe investitorët, pasi të ardhurat e tyre në euro humbasin vlerë përballë shpenzimeve që kryhen në lekë.

“Kjo rënie e euros është një taksë e tmerrshme mbi eksportin dhe prodhimin, investimet, mbi investimet dhe eksportin.

Çdo investitor që dëshiron të vijë në Shqipëri duhet të llogarisë taksën 30% të zhvlerësimit të parave të tij.

Çdo eksportues i cili të gjitha shpenzimet në Shqipëri i ka në lekë dhe fitimet i ka në euro duhet të llogarisë se eurot e tij kanë një vlerë 30% më të vogël seç e kishin. Kjo është një goditje e madhe për prodhimin në Shqipëri, për eksportet në Shqipëri, për vetë strukturën e ekonomisë. Ky është një faktor i verbër që në njëra anë godet prodhimin, deindustrializon vendin, ndërpret procesin e industrializimit të vendit”, theksoi Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raporti i UN Women, gratë kryejnë çdo ditë 5 orë punë të papaguar në shtëpi, burrat vetëm 50 min

Gratë në Shqipëri vazhdojnë të kryejnë më shumë punë të papaguar se sa burrat. Raporti i UN Women, mbi “Vlerësimi i punës së kujdesit: Përafrimi...
18:10 | 25/11/2026

Vetmia dhe mungesa e kujdesit, sfidë për të moshuarit që jetojnë vetëm në Pogradec

Vetmia, mungesa e kujdesit dhe pasiguria për të ardhmen janë kthyer në realitet për shumë të moshuar në Pogradec. Emigrimi, krijimi i familjeve të reja...
18:06 | 25/11/2026

Ceremoni dhe homazhe në Elbasan në nderim të patriotëve që shpallën pavarësinë më 1912

Elbasani përkujton sot 114-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së qytetit, një ngjarje e rëndësishme që i parapriu shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Më 25 nëntor...
18:03 | 25/11/2026