Barcelona mjaftohet me golin e Gordon në pjesën e parë. Rrjeta të paprekura në Pragë (video)

25 Nëntor 2026
19:32
Telesport
back button

Kanë përfunduar pjesët e para në dy takimet e para për sot në Champions League. Në Baku, pjesa e parë mes Sabah dhe Barcelonës është mbyllur 0-1 për katalanasit. Vendasit e nisën mirë tkaimin, Khayal Aliyev iu afrua golit, por Joan Garcia bëri një pritje fantastike.

Në minutën e 27-të, Barcelona ishte me shumë fat, pasi goditja e Ivan Lepinjica u përplas në traversë. Në minutën e 31-të, u zhbllokua takimi. Barcelona kaloi në avantazh, falë golit të shënuar nga Anthony Gordon. Anglezi dërgoi në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga pritja e portierit vendas, pas goditjes së Karim Adeyemi.

Në minutën e 33-të, Gordon gjeti sërish golin, por u anullua nga VAR, për pozicion jashtë loje të Gabriel Jesus. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Barcelonën.

SHIKOGOLIN

Në Pragë, pjesa e parë mes Slavia Prague dhe Villarreal është mbyllur me rrjeta të paprekura, 0-0. Rasti i vetëm i rrezikshëm i pjesës së parë ishte ai i minutës së 35-të, ku Tanitoluwa Oluwaseyi provoi të shënojë me një goditje të menjëhershme nga zona, por u ndal nga portieri vendas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit