Vincenzo Montella dhe Milani i tij: Një kaos total, në momentin që do merrnim sulmues, zbulova se na kishte mbaruar buxheti Tradicionalisht, emri i Nico Williams përmendet vazhdimisht në merkaton evropiane të transferimeve sa herë që një prej yjeve të futbollit pëson dëmtim.
Sulmuesi është nën kontratë me Athletic Bilbaon deri në qershor të vitit 2035, me një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 95 milionë eurosh. Këtë javë, në qendër të vëmendjes është PSG, e cila, ashtu si Arsenali, Bayerni dhe Interi, ishte përpjekur ta bindte lojtarin të transferohej dy vera më parë. Interesim të veçantë kishte shfaqur edhe Barcelona. Tashmë, klubi parizien e ka përfshirë emrin e tij në listën e përforcimeve të mundshme për merkaton e janarit.
Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique, një prej trajnerëve që e ka mbështetur gjithmonë Nico Williams që në kohën kur drejtonte kombëtaren e Spanjës, po shqyrton mundësinë e transferimit të tij, në rast se sulmuesi del në shitje. Sipas të përditshmes franceze ‘Le Parisien’, ky interesim i kampionëve të Evropës, vjen për shkak të dëmtimeve të rënda të pësuar nga dy sulmuesit që janë elementë kyç në skemat e trajnerit asturian: Désiré Doué dhe Khvicha Kvaratskhelia.
Sulmuesi i krahut të Athletic Bilbaos dhe i kombëtares spanjolle është një prej kandidatëve për të përforcuar repartin ofensiv të kampionëve francezë. Në listën e alternativave të tjera me peshë janë edhe Antonio Nusa i Leipzigut, braziliani Estevão i Chelseat dhe Ez Abde i Betisit.
Top Channel