Një ortek masiv është shkaktuar pranë Red Mountain Pass, në Kolorado të SHBA-së, në një moment të frikshëm të filmuar nga kamerat. Pamjet tregojnë çastin kur një skiator lëviz në shpatin e mbuluar me dëborë dhe duket se shkakton shkëputjen e një sasie të madhe dëbore.
Masa e bardhë nis të rrëshqasë me shpejtësi përgjatë malit, duke krijuar një situatë të rrezikshme për skiatorët që ndodheshin në zonë.
Sipas raportimeve, rajoni është përballur me disa ortekë të shkaktuar nga aktiviteti njerëzor, për shkak të paqëndrueshmërisë së shtresave të dëborës.
Reshjet e fundit, të shoqëruara me erëra të forta, kanë krijuar kushte të favorshme për shkëputjen e masave të mëdha të dëborës. Ekspertët paralajmërojnë për rrezik të shtuar nga ortekët në zonat malore të Kolorados.

