Ish-presidenti i klubit të futbollit “Partizani”, Paro Laçi, nuk është paraqitur në seancën e sotme gjyqësore ndaj Sali Berishës, Jamarbër Malltezit dhe të pandehurve të tjerë në dosjen “Partizani”, duke pretenduar se ndihet i rrezikuar nga ish-kryeministri dhe kërkoi statusin e dëshmitarit të mbrojtur. Për këtë shkak, Paro Laçi, i cili ka njoftuar përmes një deklarate refuzimin për të marrë pjesë në seancën e 26 tetorit, bën me dije se ka kërkuar azil politik dhe për rrjedhojë është në pamundësi për t’u paraqitur në gjykatë. Ai propozon tri zgjidhje: dhënien e dëshmisë nëpërmjet videokonferencës, komunikimin me gjykatën përmes avokatit të zgjedhur prej tij dhe zbatimin e ligjit shqiptar për mbrojtjen e dëshmitarëve.