Elisa Spiropali ka reaguar ndaj kallëzimeve që janë bërë në SPAK ndaj saj dhe bashkëshortit, duke deklaruar se nuk ka asgjë për të fshehur dhe se nuk tërhiqet nga beteja që ka nisur.
Ajo theksoi se e kishte parashikuar që në nisje të kësaj përballjeje se do të përballej me të tilla reagime, ndërsa kërkoi që Prokuroria e Posaçme të mos përfshihet në këtë debat.
Spiropali theksoi se ajo nuk është e shantazhueshme, ndërsa tha se le të bejnë kallëzime sa të duan.
“Dua ta them qartë, jo një kallëzim të ketë në SPAK, por të gjithë ata që dihet kush janë anonim ose jo të vihen në resht dhe të bëjnë 100 kallëzime nuk e kam problem. Kur e nisa këtë betejë e kam ditur se çfarë vjen. Le të bëjnë sa të duan kallëzime,. Mos e përfshin SPAK. Unë nuk kam asgjë për të fshehur. Këtë beteje e kam bërë sepse nuk jomë e shantazhueshme. Nuk më bëjnë dot shantazh”, tha deputetja.



























