E mërkurë, 25 nëntor 2026 · Tiranë Facebook
Politikë

Synon të hyjë në garë për Tiranën, Arlind Qorri kërkon sqarim nga KQZ: A lejohet njëkohësisht kandidimi për kryebashkiak dhe këshilltar?

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i cili ka bërë publik synimin për të garuar për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të marrë një interpretim mbi mundësinë e kandidimit të dyfishtë në zgjedhjet vendore.

Në shkresën drejtuar Ilirjan Celibashit, Qori kërkon të dijë nëse mund të regjistrohet njëkohësisht si kandidat për kryetar bashkie dhe si kandidat në listën shumëemërore për anëtarë të këshillit bashkiak, në të njëjtën bashki dhe nën siglën e të njëjtit subjekt zgjedhor.

“Në mbështetje të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, kërkoj informacion lidhur me regjistrimin e të njëjtit person, në të njëjtat zgjedhje vendore dhe në të njëjtën bashki, si kandidat për kryetar bashkie dhe si kandidat i renditur i pari në listën shumëemërore për këshillin bashkiak, të paraqitur nga i njëjti subjekt zgjedhor.

Ju lutem të më informoni me shkrim për sa më poshtë.

A mund të regjistrohet i njëjti person në të dyja kandidaturat në rrethanat e përshkruara më sipër?

A disponon KQZ-ja vendime, udhëzime, interpretime me shkrim ose akte të tjera që trajtojnë këtë çështje?”, thuhet në shkresën e Qorit.

foto galeri foto galeri

Të fundit

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *