Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Costa: Zgjerimi është një mundësi reale, zbatoni reformat

25 Nëntor 2026 | 20:24

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Bruksel në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor, ku në qendër të diskutimeve ishin perspektiva evropiane e rajonit, procesi i zgjerimit dhe avancimi i negociatave të anëtarësimit.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, rikonfirmoi angazhimin e BE-së për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke u bërë thirrje qeverive të rajonit të vijojnë reformat dhe të mos humbasin mundësinë për t’u bërë pjesë e unionit.

“Situata sfiduese gjeopolitike nënvizon nevojën për lidhje më të ngushta mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Rikonfirmuam perspektivën e anëtarësimit. Mesazhi im është: Ruani ritmin dhe zbatoni reformat që do t’ju çojnë drejt BE-së. Zgjerimi është një mundësi reale dhe duhet shfrytëzuar”, deklaroi Costa.

Në samit morën pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, si dhe anëtarja e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviç. Serbia mungoi për të dytin vit radhazi.

Para nisjes së takimit, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të tregojë guxim dhe të ulë të gjitha vendet kandidate në tryezën e përbashkët, pa cenuar parimin e anëtarësimit të bazuar në meritë.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi urgjente dhënien e statusit të vendit kandidat për Kosovën, duke kërkuar avancimin e perspektivës së saj evropiane.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Von der Leyen vlerëson Shqipërinë për integrimin në BE: Po ecën me ritëm mbresëlënës drejt anëtarësimit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke e cilësuar ritmin e avancimit të...
20:16 | 25/11/2026

Goditet rrjeti ndërkombëtar i kokainës i lidhur me ‘Ndranghetan”, 33 të arrestuar në Itali

Autoritetet italiane kanë arrestuar 33 persona në kuadër të një hetimi që synon goditjen e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës, të lidhur me...
19:56 | 25/11/2026

Europol dhe Interpol godasin mashtrimin me ushqimet, sekuestrohen produkte me vlerë 79 milionë €

Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër mashtrimit me produktet ushqimore ka zbuluar raste të vajit të ullirit të falsifikuar, mjaltit të përzier me shurupe sheqeri,...
19:34 | 25/11/2026