Deputetja socialiste Enriketa Jaho ka depozituar në Kuvend një projekt-ligj për kujdesin shëndetësor të të burgosurve dhe paraburgosurve.

Nisma synon transferimin e përgjegjësisë për kujdesin shëndetësor nga strukturat e sistemit të burgjeve te Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, duke garantuar që personat e privuar nga liria të përfitojnë të njëjtat standarde të kujdesit shëndetësor si pjesa tjetër e popullsisë, si dhe shërbime falas në kuadër të skemës së sigurimeve shëndetësore.

Projektligji parashikon gjithashtu mundësinë që të burgosurit të zgjedhin vetë mjekun apo institucionin shëndetësor ku dëshirojnë të vizitohen, me kusht që të mbulojnë shpenzimet, ndërsa për të dënuarit në burgjet e sigurisë së lartë vendosen kufizime të posaçme.

Nisma vjen në një kohë kur Drejtoria e Burgjeve ka refuzuar kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj që operacionin për këmbën ta zhvillojë në një spital në Tiranë dhe me një mjek të zgjedhur nga vetë ai.

Teksa Veliaj këmbëngul që operacionin ta kryejë në kryeqytet, ‘Burgjet’ kanë vendosur që ndërhyrja kirurgjikale ndaj tij të bëhet në Spitalin Memorial Fier.

 

Klikoni këtu për të parë dokumentin e plotë