Russell Brand, i dënuar për përdhunim dhe sulme seksuale, takon bashkëshorten dhe tre fëmijët në burg

Laura, bashkëshortja e aktorit dhe komedianit britanik Russell Brand, e vizitoi në burg së bashku me tre fëmijët e tyre. Brand ndodhet pas hekurave që prej 9 nëntorit dhe kjo ishte hera e parë që fëmijët e takonin atje.

Gazeta britanike “The Mirror” raportoi se 39-vjeçarja shkoi në burgun HMP Littlehey, në Cambridgeshire, me fëmijët, të cilët janë 10, 8 dhe 3 vjeç. Në fotografitë e publikuara, Laura shfaqej duke mbajtur në krahë më të voglin, ndërsa dy fëmijët e tjerë hynë në burg të shoqëruar nga truproja e Brand, Joe McCann, dhe një grua tjetër.

Të lidhura

None found

Familja mbërriti rreth orës 13:50 me një Land Rover Defender. Ata u ndalën fillimisht te qendra e vizitorëve, përpara se të hynin në ambientet e burgut dhjetë minuta më vonë.

Laura e ka shprehur vazhdimisht mbështetjen për bashkëshortin, duke thënë se do t’i qëndrojë pranë dhe duke e përshkruar veten si bashkëshorte besnike, pavarësisht dënimit dhe akuzave të rënda ndaj tij. Kjo ishte vizita e saj e dytë: javën e kaluar, ajo kaloi rreth dy orë me Brandin në takimin e parë të çiftit që prej burgosjes së tij.

Sipas “The Mirror”, Brand nuk është pritur ngrohtësisht nga të burgosurit e tjerë dhe po has vështirësi për të krijuar lidhje me ta. Një burim i tha gazetës se ai kishte hyrë në Littlehey duke menduar se do të tërhiqte vëmendjen, por se përballja me realitetin kishte qenë krejt ndryshe.

“Burgu është gjithmonë një sfidë, por burgu pa asnjë lloj lidhjeje me dikë është dhjetë herë më i vështirë. Ai nuk është pritur si një personazh i famshëm dhe të burgosurit e tjerë nuk kanë asnjë interes të shoqërohen me të”, shtoi burimi.

Burimi tha gjithashtu se Brand ha vetëm dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon në qeli, duke lexuar libra ose duke dëgjuar radion. Ai po mundohet të përshtatet me jetën në burg, ku fama e mëparshme nuk duket se i siguron ndonjë privilegj në raportet me të burgosurit e tjerë.

Ndërkohë, ish-ylli i kinemasë ka aplikuar për një punë si pastrues në burg, raportoi “The Mirror”. Dikur, Brand paguhej deri në 12 milionë paund për një film, ndërsa kjo punë do t’i sillte rreth 20 paund në javë dhe do t’i mundësonte të kishte të ardhura personale, përfshirë para për të telefonuar familjen.

Brand u dënua pasi u shpall fajtor për përdhunimin e një fanseje dhe për sulme seksuale ndaj tri punonjëseve të televizionit dhe radios. Veprat për të cilat u dënua janë kryer gjatë periudhës 2004–2009.

Sipas gazetës britanike, ai pritet të vuajë dy të tretat e dënimit prej 10 vitesh përpara se të lirohet me kusht. Gjatë qëndrimit të tij në burg, Laura vijon ta mbështesë dhe të mbajë kontakt me të.


Shtuar më 25.11.2026 20:32

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabet girişTürk İfşavayycasino girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerivaycasinoSahabetjojobet girişqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis siteleribahis siteleriCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobetjojobet güncel