Bota

“Do të mbyllim negociatat brenda këtij viti”, presidenti i Malit të Zi në Bruksel: Shpresojmë të bëhemi vendi i 28-të anëtar i BE-së deri në 2028

Në mbërritje në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, presidenti i Malit të Zi Jakov Millatoviç, u shpreh se vendi i tij synon të mbyllë të gjithë kapitujt e negociatave brenga këtij viti.

Millatoviç shtoi se shpreson se deri në vitin 2028, të bëhen vendi i 28-të anëtar në Bashkimin Europian.

“Shpresojmë të përfundojmë të gjithë kapitujt e negociatave deri në fund të këtij viti. Shpresojmë të bëhemi vendi i 28-të anëtar deri në vitin 2028. Kjo ka të bëjë me besueshmërinë e politikës së zgjerimit të BE-së. Është një sinjal pozitiv për vendet e tjera kandidate”, tha presidenti i Malit të Zi.

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.