Video/ Momenti kur një skiator “ndiqet” nga një ortek gjigant në Kolorado Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti të rëndë në Egjipt, ku një kamion-cisternë që transportonte produkte nafte u përmbys dhe shpërtheu në një autostradë rajonale në rajonin e Gizës, pranë Kajros.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, duke cituar Ministrinë egjiptiane të Shëndetësisë, përmbysja e cisternës shkaktoi një zjarr të fuqishëm, i cili u përhap me shpejtësi edhe në automjetet që ndodheshin pranë saj.
Aksidenti ndodhi në zonën Al Waraq, mbi Tunelin 10 të Unazës së Kajros, në një prej zonave me popullsi të dendur të kryeqytetit egjiptian. Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë përmasat e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara nga shpërthimi.
Pas incidentit, në zonë u zhvillua një operacion i gjerë emergjence, ku u angazhuan forcat zjarrfikëse, Mbrojtja Civile dhe shërbimet e shpëtimit.
Terrifying scenes emerge from Cairo’s Ring Road, Egypt, after a truck carrying petroleum products overturned while turning, triggering a massive explosion and fire that spread to several nearby vehicles.
The death toll has now risen to more than 30, according to the Health Ministry.
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) November 25, 2026
39 ambulanca në vendngjarje, të plagosurit u dërguan në spitale
Ministria e Shëndetësisë mobilizoi gjithsej 39 ambulanca për transportimin e viktimave dhe dhënien e ndihmës së parë për të plagosurit.
Personat e lënduar u dërguan në tre spitale të zonës, ku morën trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Khaled Abdel Ghaffar, urdhëroi që spitalet përreth të kalonin në gatishmëri të lartë për t’iu përgjigjur situatës së krijuar nga aksidenti.
Edhe Gjysmëhëna e Kuqe Egjiptiane u angazhua për të mbështetur personat e prekur nga tragjedia, ndërsa Ministritë e Shëndetësisë dhe Solidaritetit Social po ndjekin nga afër zhvillimet.
Forcat e Mbrojtjes Civile arritën ta vinin zjarrin nën kontroll, por autoritetet vijojnë të hetojnë rrethanat e ngjarjes.
Shkaqet e aksidentit ende të paqarta
Deri më tani nuk dihet se përse drejtuesi i kamionit-cisternë humbi kontrollin e automjetit dhe çfarë e shkaktoi përmbysjen e tij.
Gjithashtu, nuk është bërë i ditur numri i saktë i automjeteve të përfshira në zjarr, ndërsa autoritetet nuk kanë publikuar detaje të mëtejshme për gjendjen shëndetësore të 15 të plagosurve.
Hetimet për aksidentin vijojnë, ndërsa bilanci tragjik i viktimave e ka kthyer ngjarjen në një prej aksidenteve më të rënda të raportuara së fundmi në zonën e Kajros.
Top Channel