Makina del nga rruga dhe përmbyset në kanal, humb jetën 67-vjeçari në Dimal

25 Nëntor 2026 | 21:32

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Samaticë, në bashkinë Dimal.

Viktima është identifikuar si Zenun Zeka, 67 vjeç, banues në këtë fshat. Ai dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit i cili ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në një kanal.

Si pasojë e aksidentit, 67-vjeçari ka humbur jetën. Trupi i tij është transportuar me ambulancë drejt morgut të Spitalit Rajonal të Beratit.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia e automjetit dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: 338 mln euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe RMV

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor u mblodhën në Bruksel në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor, ku në qendër të diskutimeve...
20:24 | 25/11/2026

“Provat janë në serverat e SHBA-së”, gazetarja: Mesazhi i Wendt ishte për dosje konkrete të SPAK-ut

E ftuar përmes një lidhje live në emisionin “Tonight” me Mirela Milorin, gazetarja Denada Jushi komentoi mesazhin e ambasadorit amerikan, Wendt, gjatë takimit me prokurorët...
20:21 | 25/11/2026

Von der Leyen vlerëson Shqipërinë për integrimin në BE: Po ecën me ritëm mbresëlënës drejt anëtarësimit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke e cilësuar ritmin e avancimit të...
20:16 | 25/11/2026