“Elisa Spiropali duhej të rrëfente përgjegjësitë dhe bashkëpunëtorët e saj”, Klodiana Lala: Nuk mund të na japë leksione morali, flet pasi iu prekën interesat…

Gazetarja Klodiana Lala reagoi ndaj deklaratave të Elisa Spiropalit, ish-kryetares së Kuvendit dhe ish-ministres së Jashtme, si dhe përplasjes së saj me kryeministrin Edi Rama.

E ftuar në emisionin “Prime” të News24, me moderatoren Nisida Tufa, Lala tha se kishte pritur që Spiropali të pranonte përgjegjësitë për periudhën kur ishte në pushtet, të kërkonte ndjesë dhe të zbulonte çfarë kishte ndodhur brenda qeverisjes socialiste.

Të lidhura

None found

Sipas saj, ato që Spiropali ka deklaruar së fundmi nuk përbëjnë fakte të reja, por përsërisin denoncimet që gazetarët kanë bërë prej vitesh, kur ajo vetë mbronte qeverinë dhe kryeministrin Rama.

“Prisja që ish-ministrja e Jashtme dhe ish-kryetarja e Kuvendit të dilte e të thoshte: ‘Unë jam Elisa Spiropali, po ju tregoj krimet e mia dhe bashkëpunëtorët’. Meqë nuk pranoi përgjegjësinë dhe nuk kërkoi falje për privilegjet që ka gëzuar, ajo që thotë sot është thjesht përsëritje e aferave të denoncuara nga ne ndër vite”, u shpreh Lala.

Lala ngriti pikëpyetje edhe për arsyet e konfliktit mes Spiropalit dhe Ramës, duke hedhur mundësinë se qëndrimi i saj mund të ketë ndryshuar pasi iu cenuan interesat politike.

“Tani Spiropali po i thotë publikisht ato që ne kemi thënë, ndërsa ajo na fliste për institucionet e mira dhe se ‘Skënderbeu’ e qeveria do të na çonin në BE. Mos vallë iu prishën interesat?”, deklaroi gazetarja.

Ajo nënvizoi se largimi i Spiropalit nga kryeministri nuk e çliron atë nga përgjegjësia politike për vitet kur ishte një nga figurat e rëndësishme të qeverisjes socialiste.

“Nuk pranoj që Elisa të vijë tani e të na shesë moral”, përfundoi Lala.


Shtuar më 25.11.2026 21:33

Quantcast
grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetultrabetgrandpashabet girişTürk İfşavayycasino girişjojobetjojobetbahis sitelericasino sitelerigüvenilir bahis sitelerivaycasinoSahabetjojobet girişqueenbetForum zamparalargüvenilir bahis sitelerigrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisSon Dakikajojobetblack jack insurancejojobet güncel