Lajmi i fundit

PLUG/ Karteli i kazinove dhe pushteti i Olsi Ramës

Aksident tragjik në Dimal/ Humb jetën 67-vjeçari, makina përfundon e përmbysur në kanal

21:33, 25/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një aksident me pasojë vdekjen e një 67-vjeçari është regjistruar në fshatin Samaticë, në bashkinë Dimal.

Viktima, i identifikuar si Zenun Zeka, banor i këtij fshati, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, automjeti është përmbysur në kanalin në anë të rrugës, ndërsa 67-vjeçari ka humbur jetën. Trupi i pajetë është transportuar me ambulancë drejt morgut të Spitalit Rajonal Berat.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Paraprakisht, dyshohet se shkak kanë qenë shpejtësia e automjetit dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco